Basha: Numri i ulët i testimeve shkaku kryesor pse po humbim luftën me pandeminë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këmbënguli të martën se numri i infeksioneve dhe viktimave nga COVID-19 në Shqipëri është shumë më i lartë nga sa raportohet dhe se shkaku kryesor për këtë ka qenë mungesa e testimeve.
Duke iu referuar disa ekspertëve dhe anëtarëve të ekipit të PD-së, Basha tha se numri i të infektuarve me koronavirus është 2500 në ditë, ndërsa qeveria ka përthelluar mungesën e transparencës. Ai nuk përmendi emrat e ekspertëve që e kishin bërë këtë konstatim, por vijoi duke denoncuar se në shumë raste qytetarëve u refuzohet testimi.
“Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës,” – tha Basha.
Gjatë konferencës për shtyp, Basha i bëri sërish apel qeverisë të heqë dorë nga politika e ndjekur deri më tani duke mos alokuar fondet e duhura për përballimin e pandemisë.
Ai kërkoi rritje të ndjeshme të testimeve, pasi, siç tha Basha, neglizhimi i kësaj kërkese ka bërë që infektimet të jenë jashtë kontrollit.
“Prej muajsh kemi kërkuar që testimi të jetë mbi 2,500, sot kur mjekët thonë se vetë të infektuarit kanë shkuar në 2,500 në ditë e bën edhe këtë numrë [testimesh] të papërfillshme,” – u shpreh Basha, duke këmbëngulur se qeveria nuk duhet t’i shmanget kësaj përgjegjësie dhe duhet të japë llogari se përse nuk ritet numri i testimeve.
Kryetari i PD-së përmendi disa raste ku, sipas tij, pavijone të ndryshme spitalore janë mbyllur për shkak të përhapjes së infeksionit në radhët e personelit shëndetësor dhe situata mund të përshkallëzojë për më keq.
Basha theksoi se pas katër javësh ku opozita ka parashtruar planin e saj prej pesë pikash për lehtësimin dhe mirë-menaxhimin e situatës, qeveria ka bërë të kundërtën duke vijuar pagesat ndaj koncesioneve dhe neglizhencën “ndaj shëndetit të qytetarëve”. Këtu ai përmendi një pagesë tjetër prej 3 milionë eurosh për koncesionin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.
Duke përdorur ndaj kryeministrit Edi Rama etiketime të rënda, si “peng i mafies”, Basha nxiti dyshimet se pas situatës së pandemisë po përfiton “mafia e ilaçeve”. Për “mafien e ilaçeve” Basha akuzoi me emër deputetin e Partisë Socialdemokrate Tom Doshin, të cilit sipas tij qeveria “ia ka dhënë tregun pasi hoqi kompanitë e huaja nga qarkullimi”.
Më tej Basha i kërkoi sërish Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të nisë hetimet për abuzimet me fondet dhe “aferën e mafies së plehrave me inceneratorët”.
“Sipas informacioneve që kemi, një nga personat kyç për këtë hetim, Stela Gugallia është vënë nën presion nga mafia e plehrave ndaj dua t’i përsëris sot SPAK-ut të nisë hetimet dhe pyetjen e të dyshuarve kryesorë dhe të mbrojë çdo dëshmitar kyç përpara se të ikin në drejtim të paditur siç është rasti me korrupsionin e Ardi Çelës që i është zhdukur shefja e kabinetit përpara se të dilte urdhër-arresti,” – tha Basha duke paralajmëruar se nëse dëshmitarët e aferës së inceneratorëve do të zhduken do të jenë për shkak të mosveprimit të SPAK-ut.
Lexoni gjithashtu:
Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, Basha propozon 4 hapa urgjentë për qeverinë
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset