Pesë të shpëtuarit e parë nga Siria mbërrijnë në Tiranë, Rama: Operacioni vazhdon

27 Tetor 2020 | 12:37

Pesë shqiptarët që u shpëtuan nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë, mbërritën mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë konferencës për shtyp që kryeministri mbajti pas mbërritjes, ai refuzoi t’i jepte kredite për suksesin e aksionit mediave që e kanë ndjekur prej muajsh situatën e shqiptarëve në Siri. Ai këmbënguli se qeveria e tij dhe bashkëpunimi me autoritetet libaneze ishin vendimtare për rezultatet e arritura.

“Me gjithë respektin për punën tuaj [si gazetare] nuk kemi pritur t’i gjejmë lokacionet përmes lajmeve. Ka një vit që punojmë ngushtësisht me struktura të specializuara në ato territore,” – u shpreh kryeministri duke këmbëngulur se suksesi i aksionit u arrit falë bashkëpunimit mes strukturave shqiptare dhe atyre të gjeneralit libanez Abbas Ibrahim.

Ndryshe nga kryeministri, në një dalje të mëvonshme për shtyp, drejtori i strukturës Anti-Terror, Gledis Nano, falenderoi gazetarët për mbështetjen e shfaqur në punën e autoriteteve shqiptare në Siri. Ai tha se përveç problematikës së sigurisë, grupi i drejtuar prej tij ka pasur vështirësi edhe prej situatës së pandemisë së COVID-19.

Në konferencën e kryeministrit, Rama tha se po bëhen të gjitha përpjekjet që operacioni të vijojë më tej me kthimin e të gjithë grave dhe fëmijëve të tjerë të mbetur në kampet e Sirisë ndërsa tregoi se ka raste ku nuk duan të kthehen. Si ai, edhe drejtori i Anti-Terrorit, Nano, nuk dhanë shifra konkrete të numrit të shqiptarëve në Siri, por theksuan se do të vijohet me aksionin e radhës për sjelljen e të tjerëve.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha nga aeroporti i RInasit se “nga raportimet e mëparshme thuhej se ishin rreth 70 shqiptarë të mbetur në kampet e Sirisë, prej së cilëve 51 kanë qenë fëmijë”.

I pyetur nëse qeveria ka një plan ri-integrimi në shoqëri për katër fëmijët e kthyer nga Siria, Rama tha se struktura është gati dhe se do të punohet bashkarisht me familjet e tyre, ndërsa për ata që kanë kryer krime, kryeministri tha se “do të përballen me drejtësinë”. 

Kreu i qeverisë tha se aktualisht plani është për të riatdhesuar vetëm shtetasit shqiptarë. Aksioni i fundit i ndërmarrë në Siri solli në Shqipëri Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rashën. Po kështu u kthye në Tiranë edhe Endri Dumani.

Gjatë konferencës Rama u pyet edhe për aktualitetin politik. Më konkretisht për ri-miratimin e Kodit Zgjedhor, të cilin kryeministri tha se do të vijohet më tej me votimin pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Po kthehemi në shtëpi me fëmijët’, Rama takon gjeneralin sirian: Do t’i riatdhesojmë edhe të gjithë të tjerët

Gazetari Taulant Kopliku tregon historinë e kampit të Al-Hol ku mendohet se ka mbi 50 gra e fëmijë shqiptarë

Të bllokuar në kampet siriane, gjyshërit kërkojnë mes lotësh kthimin e 5 fëmijëve të mbetur jetimë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026