Vuçiç merr vendimin, rritet numri i forcale speciale të ushtrisë serbe
14 Shkurt 2023 |
09:47
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë vendim për rritjen e numrit të njësive speciale të ushtrisë serbe.
Vendimi është marrë në bazë të nenit 24 paragrafi 4 i Ligjit për Presidentin e Republikës dhe nenit 17 pika 3 të Ligjit për Forcat e Armatosura të Serbisë.
Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, kur edhe u miratua.
Pak kohë më parë, Vuçiç i bëri një kërkesë KFOR-it për dërgimin e 1 mijë forcave serbe në veri të Kosovës, por kjo kërkesë u refuzua.
Serbia kishte kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb.
Lajme të Sugjeruara
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje