Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit do shpronësohen
Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Padia e kandidatëve për oficerë të BKH është depozituar në Prokurorinë e Tiranës.
Për avokatin Spartak Ngjela këto lëvizje bëhen nga persona të korruptuar që ishin deri sot brenda sistemit të drejtësisë. Nga ana tjetër ish-ministri i Drejtësisë shtoi se, “të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit nuk kanë lënë gurë pa lëvizur”, por shtoi se, “jo vetëm që do të shpronësohen por do të shkojnë dhe burgjeve”.
“Këta i ka kapur ligji se futën duart në paratë e shtetit do të mundin Uashingtonin këta me fantazma juridike në Tiranë? Shkalla e gjykimit të ka gjykuar vetingun është shkalla më e lartë nuk mund ta rrëzojë askush”, deklaroi z. Ngjela.
Duke komentuar fondin prej 4 milionë euro për SPAK dhe BKH që parashikon projektbuxheti i vitit 2021, z. Ngjela tha se një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për pagat duke shtua se, “drejtësi pa rroga të larta nuk mund të lejohet. Rrogat qesharake në drejtësi krijuan korrupsionin”.
Lexoni gjithashtu:
Rritet buxheti për “drejtësinë e re”, 4 milionë euro shkojnë për SPAK dhe BKH
Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për BKH padisin Aida Hajnajn dhe Komisionin e Vlerësimit
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet