Rekord viktimash në një ditë, mbi 280 raste të reja me COVID në Shqipëri

27 Tetor 2020 | 16:11

Shtatë të vdekur dhe 284 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri në betejën ndaj pandemisë. Rastet e fundit të infektuarve janë zbuluar nga kryerja e 1 278 testeve gjatë ditës së fundit.

Viktimat janë një infermiere 50-vjeçare nga Elbasani, një mjek 64-vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare, një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana, një 78-vjeçar nga Fieri, një 81-vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Deri tani vendi ynë numëron 487 viktima nga COVID ndërsa numri i rasteve aktive i ka kaluar 8 400.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë gjatë ditës së fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10808 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit:

119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Testime totale                      119,607

Raste pozitive                       19,729

Raste të shëruara                10,808

Raste Aktive                           8,434

Humbje jete                             487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4302

Durrës                  809

Fier                        551

Shkodër                521

Korçë                    506

Lezhë                    387

Elbasan                 380

Vlorë                    338

Berat                     238

Kukës                     182

Gjirokastër            128

Dibër                       92

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026