Ervis Iljazaj dhe Plator Nesturi skanojnë situatën politike në Ilva Now

27 Tetor 2020 | 19:11

Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë përmendet SPAK apo aferat korruptive por se si është vërtetë klima politike në Shqipëri u komentua në studion e Ilva Now nga Ervis Iljazaj, pedagog në UET dhe Plator Nesturi, analist.

Sipas Iljazajt zërat kundër, sa i takon Kodit zgjedhor janë jo vetëm normalë por dhe të pritshëm. Në gjykimin e tij Bashkimi Europian nuk mund të konceptojë dot që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të aprovohen vetëm nga njëra palë.

Ai sqaroi se për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk është e vërtetë se nuk mjafton koha. Nëse ka vullnet politik siç tha dhe Ervis Iljazaj koha gjendet.

“Bashkimi Europian e bën këtë thirrje edhe për një gjë tjetër gjykoj unë, që takimi ndërqeveritar për negociatat me Shqipërinë të jetë më i sigurt, mos të vihet në dyshim”,- tha ai.

Ndërkaq Plator Nesturi shfaqi një tjetër qasje përkundrejt situatës duke e cilësuar pritjen e mendimit të Komisionit të Venecias një taktikë të opozitës për të marrë kohë dhe vëmendje dhe për të krijuar një lloj tymnaje që gjithçka po ndodh me aprovimin e vetëm njërës palë.

Iljazaj në krahun tjetër tha se nuk e shqetësonte kodi i formulës për Kodin Zgjedhor aq sa e shqetësonte gjithëpërfshirja e të gjitha palëve në marrjen e një vendimi teksa theksoi gjithashtu se gjykon se thirrja që presidenti Meta i ka bërë Komisionit të Venecias është në përputhshmëri me detyrën e tij si president.

Ndër të tjera ai përmendi se përplasja mes presidentit dhe shumicës politike  vjen kryesisht për faj të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij përplasjet e tyre janë kthyer në politike sepse nuk ka një instrument rregullator në mes.

Përplasja që erdhi mes Iljazajt dhe Nesturit ju referua gjithashtu dhe listave të hapura që sipas analistit ishin lista të hapura ndërkohë që për pedagogun Iljazaj renditja me atë formulë që kanë listat do të ndryshonte maksimumi në katër ose pesë raste.

Një pikë ku dy të ftuarit në Ilva Now ranë dakord ishte përparësia që mazhoranca ka në fushatën elektorale.

Të dy ishin të mendimit se opozitës pas 8 vitesh do i duhej terren i hapur për të bërë një fushatë të denjë ndërkohë që prej pandemisë kjo gjë nuk është e mundur.

“Beteja e vërtetë ende nuk ka filluar. Mazhoranca ka filluar të shpalosë asetet e veta, punën e vet në një farë mënyre por gjithsesi jam dakord me pjesën se kjo fushatë do të jetë një fushatë derë më derë”,- u shpreh Plator Nesturi.

 

Intervista e plotë: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021