A mund të pritet opinioni i Venecias? Bylykbashi zbulon afatin e fundit
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi thotë se nuk pret që kreu i mazhorancës t’i bindet thirrjes së ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.
“Nëse Edi Rama shkoi kaq larg duke thyer rregullat konsensuale për sistemin zgjedhor, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, do të ishte naiv. Edi Rama e ka marrë këtë kosto të madhe përballë ndërkombëtarëve pasi përballë opozitës së bashkuar nuk fiton dot dhe ndaj po kërkon të krijojë përçarje”, deklaroi z. Bylykbashi.
Duke analizuar problemet e kodit, z. Bylykbashi tha se, kandidatëve të pavarur u kërkohet që të marrin 1% të votave në rang kombëtar për të hyrë në Parlament ndërkohë që ia kandidon vetëm në një qark, nga ana tjetër kryetarëve të partive u lejohet të kandidojnë në katër qarqe duke thyer rregullin e barazisë.
Ish-deputeti i PD thotë se, ka ende kohë për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, i cili pas kërkesës së Presidentit meta për opinion urgjent ka bërë të ditur se do të mblidhet në konferencë për këtë çështje më 11 dhjetor.
Duke iu referuar kohës se sa mund të vonojë opinioni i Komisionit të Venecias, Bylykbashi tha se, ka shumë mundësi që raporti të mbërrijë në dhjetor dhe ky afat nuk pengon punën për organizimin e zgjedhjeve.
“Rama vendos përpara nxitimin dhe jo cilësinë. Kaq të pamend janë ata të BE që thonë prisni. Nuk e dinë ata se ka zgjedhje në Shqipëri. Rregullat për të cilat ne po debatojmë sot, regjistrimi i koalicioneve, lloji i koalicioneve, rregullat për sistemin zgjedhor, aplikohen në momentin më të parë më 17 shkurt, ditën kur regjistrohen partitë politike, kurse koalicionet politike janë rreth 10 ditë më pas. Deri në shkurt nuk ndodh sot, i miraton sot apo në shkurt nuk ndryshon asgjë”, tha z. Bylykbashi.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut