Qeveria rrit borxhin, Klodian Muço: Rrezikojmë skenarin grek, paratë të shkonin për punësim, jo për rrugë
Ministrja e Financave, Anila Denaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2021 deklaroi se Shqipëria do të marrë një borxh prej 500 milionë eurosh, një pjesë e mirë e të cilave dio të shkojnë për investimet në infrastrukturë.
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço tha për Euronews Albania se rritja e nivelit të borxhit në këto shifra, i cili sipas tij deri në fund të 2021 mund të shkojë më tepër se 500 mln euro, e vë Shqipërinë përballë një skenari të ngjashëm me krizën greke, pasi rrit rrezikun për të mos e shlyer dot këtë borxh.
Sipas tij, fakti që 7,3 për qind e GDP në buxhetin e 2021 shkojnë për investime nuk është i menduar mirë, në një kohë që vijmë nga një vit i vështirë si ai i 2020, ku parashikohet që deri në dhjetor të humbin vendin e punës mbi 80 mijë persona.
“Investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme, por nuk kanë impakt në punësim. Sot tek ne është problem punësimi dhe qeveria në vend të shkojë drejt probleme reale që ka ekonomia shqiptare, po shkon në divergjencë, gjë që ndodh zakonisht me qeveritë në vit elektoral.
Rrugët janë shumë të rëndësime por a na japin një impakt në rritjen ekonomike? Koha ka treguar se më shumë kanë akumuluar borxh në vite”, tha z. Muço.
Eksperti sugjeroi se qeveria duhet të kishte të paktën një plan konkret, me politika sociale për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës, nisur nga parashikimi i Bankës Botërore se në 2021 në vendin tonë do të rritet niveli i varfërisë.
“Nuk është menduar asgjë për këtë shtresë të shoqërisë. Kemi edhe biznese që janë mbyllur apo kanë kaluar pasiv, janë mbi 10 mijë biznese. Këto do të ishin politikat konkrete në kthesën e madhe që duhet të bëjë Shqipëria në 2021”, tha eksperti i ekonomisë.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria 500 mln euro borxh në 2021
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë