Epopeja e bosit të “Ferrarit”, me 5.6 mld euro, ndër njerëzit më të pasur në botë
Piero Ferrari hartoi vitin e kaluar një plan për të mbështetur pasurinë që familja e tij ka akumuluar në 7 dekadat e fundit duke prodhuar super-makina, që identifikohen me stemën e kalit të zi.
Tani, teksa bëhet gati të lërë stafetën, pasuria e tij po intensifikohet me një shpejtësi marramendëse.
Piero, 77 vjeç, u bashkua së fundmi me listën e 500 personave më të pasur, për herë të parë teksa filiali “Ferrari NV” po siguron fitime nga blerës të paprekur nga inflacioni në rritje dhe normat e larta të interesit.
Aksionet e Maranello, prodhuesi i automjeteve me bazë në Itali, po shkëmbehen me çmime rekord pasi arritjet e vitit të kaluar tejkaluan pritshmëritë dhe kompania rriti parashikimin e saj për vitin 2023 bazuar në kërkesën e lartë për modelet e shtrenjta si modeli i ri “Purosangue”, me vlerë 390 mijë euro.
Prodhuesi po përpiqet të depërtojë edhe në tregun e automjeteve me energji të qëndrueshme, duke planifikuar të nxjerrë në treg Ferrarin e parë elektrik në 2025-n.
Aktualisht, Piero Ferrari ka një pasuri me vlerë 5.6 miliardë dollarë përmes thuajse 10 për qind të aksioneve në kompaninë e famshme, që e bën atë personin e 467-të më të pasur në botë, sipas treguesit të agjencisë “Bloomberg”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gashi: Rama njeriu me i pasur në vend, vetëm po të jeni budallenj nuk e dini këtë
- Konfiskimi i pasurisë së Rrajës dhe Audit të Kejvina Kthjellës, GJKKO shtyn seancën
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)