VIDEO/ Pamje të rralla të papublikuara në rrënojat e Titanikut pas mbytjes

15 Shkurt 2023 | 17:12

Një video e rrallë e cila nuk është parë asnjëherë në publik pritet të sjellë detaje të reja nga anija e fundosur dhe legjendare Titanik.

Pamjet janë marrë në vitin 1986 ku është xhiruar nëpër rrënojat e anijes. Video do të publikohet nga Instituti Oqeanografik Woods Hole.

Pamjet prej më shumë se 80 minutash dëshmojnë disa nga arritjet e jashtëzakonshme të zhytjes së udhëhequr nga Robert Ballard, duke shënuar herën e parë që sytë e njeriut mund të shihnin anijen gjigante oqeanike që kur e goditi një ajsberg dhe u fundos në Atlantikun e Veriut në prill 1912.

Rreth 1 500 njerëz vdiqën gjatë udhëtimit të parë të anijes nga Southampton, Angli, në qytetin e Nju Jorkut.

Një ekip nga Instituti Oqeanografik Woods Hole me qendër në Massachusetts, në partneritet me organizatën franceze të eksplorimit oqeanografik zbuluan vendin e fundit ku ndodhej anija 3 780 metra duke përdorur një kamerë nënujore.

Nëntë muaj më vonë, ekipi u kthye në vend me zhytësin e famshëm kërkimor dhe tre ekspertë të tjerë të cilët cili morën imazhe ikonike të brendësisë së anijes.

“Më shumë se një shekull pas humbjes së Titanikut, historitë njerëzore të mishëruara në anijen e madhe vazhdojnë të jenë të gjalla”, tha në një deklaratë eksploruesi i oqeanit dhe regjisori James Cameron.

“Si shumë të tjerë, unë u trondita kur Alvin dhe Jason Jr. u futën brenda rrënojave. Duke publikuar këtë pamje, instituti  po ndihmon të tregohet një pjesë e rëndësishme e një historie që përfshin breza dhe rrethon globin.’

Imazhet publikohen pasi shënohen25 vite nga publikimi i filmit të famshëm Titanik që rrëfeu historitë e anijes së famshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026