Mbyllet protesta e opozitës, Berisha: O sulltan do të vijmë në Surrel, nëse…
Kuvendi vendosi këtë të enjte që të zhvillojë mocionin me debat me kryeministrin Rama për çështjen “McGonigal”, më datë 2 mars.
Kreu i PD-së Sali Berisha i cili ndoqi punimet e Kuvendit nga protesta e opozitës, mori fjalën në tubim fill pas miratimit të vendimit në parlament.
Berisha u zotua përpara të pranishmëve në protestë se nëse mocioni me debat nuk do të mbahet, atëherë revolucioni do të zhvendoset në Surrel ku do ta marrrin në pyetje Ramën.
Pas fjalës së Berishës protesta e kësaj të enjteje e mbajtur nga opozita para parlamentit u mbyll paqësisht.
“Le të betohemi këtu në emër të gjithë atyre që përfaqësojmë që ai mocion po nuk u bë në parlament do të bëhet në Kuvend. Urtë e butë, paqësor, por kështjella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, atëherë ne do të shkojmë atje ku struket ai. Paqësisht do ia numërojmë të gjitha të mocionit. Po doli me dhënë përgjigje mirë, po s’doli nuk e prekim. Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne aty dhe i themi kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk ndalet të jeni të sigurtë që do të fitojmë”, tha Berisha.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)