Heiko Maas: Nuk mund të mbyllim sytë përball ‘’rrjedhjes së trurit’’ në Ballkanin Perëndimor

28 Tetor 2020 | 16:20

Një konferencë virtuale “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor” është mbajtur ditën e sotme me praninë e Ministrit të Jashtëm Gjerman dhe anëtar i Bundestag-ut, Heiko Maas dhe kolegëve të tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Komisionit Europian.

Nga Qeveria Shqiptare në këtë konferencë mori pjesë Zëvendësministri i Jashtëm, z. Gent Cakaj.

Në fjalën e tij Heiko Maas shprehu bindjen që lufta ndaj virusit COVID-19 dhe situata e shkaktuar nga pandemia ishin elementë kryesorë që i detyruan të vendosin prioritete të qarta dhe  treguan se Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian do të ri-strukturohej tërësisht.

“Vendosëm të fokusoheshim te fqinjët tanë – drejt Lindjes, drejt Jugut dhe në mënyrë të veçantë drejt Juglindjes. Pasi kriza e bëri të qartë, që ne jemi një familje evropiane,“ – u shpreh ai.

Sipas tij migracioni mund të ndryshojë perspektivat, mund të lidhë vendet dhe njerëzit si dhe mund të zgjerojë horizontin dhe të krijojë mundësi të reja pavarësisht gjithë sfidave.

Heiko Maas në fjalën e tij nënvizoi se qëllimi i konferencës nuk është kurrsesi ndalimi i migracionit dhe kushdo që ka tentuar ta bëjë këtë gjë ka dështuar.

Ajo që nuk u la pa përmendur nga Ministri i Jashtëm Gjerman ishte largimi në masë i të rinjve në Ballkanin Perëndimor apo siç e quajti ai „rrjedhja e trurit“.

Maas sqaroi se pavarësisht se pagat e mira janë një tërheqje, të rinjtë shpalosin edhe probleme të tjera siç janë mangësitë në arsim, shëndetësi apo shërbimet sociale.

“Kur në një nga udhëtimet e mia në Shkup fola me një grua të re, ajo më tha: ‘Njerëzit në këtë rajon po luftojnë për shkak të të kaluarës, në vend që të shikojnë të ardhmen. Dhe ata që besojnë në të ardhmen po largohen’,” – tha Maas teksa propozoi tre hapa për të ndryshuar situatën.

Së pari ai propozoi Investimin për të ardhmen, lënien pas të fantazmave të të shkuarës dhe së fundmi anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE.

Pika e parë sipas tij lidhet konkretisht me sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mire.

“Por baza për investime të suksesshme janë reformat; Reformat, që mund të ndërmerren vetëm nga qeveritë tuaja, duke ulur korrupsionin dhe burokracinë. Raportet e fundit të Komisionit Evropian për secilin nga vendet tregojnë shumë qartë, se ku është e nevojshme të veprohet më shumë,” – u shpreh Maas.

Sa i përket pikës së dytë anëtari i Bundestag-ut ja referoi më specifikisht Kosovës dhe Serbisë duke sqaruar se janë pikërisht këto marrëdhënie jo të mira që po bllokojnë rrugën e vendeve drejt së ardhmes.

“Dhe, pika ime e tretë dhe e fundit: Është në interesin tonë të përbashkët strategjik, që vendet tuaja të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Aty është vendi i tyre. Aty shumica e të rinjve tuaj duhet të shohin të ardhmen e tyre. Dhe nëse BE nuk vjen tek ata, do të jenë ata që do të shkojnë në BE,” – përfundoi Maas.  

Ndërkohë Kryediplomati Cakaj përmes një reagimi në Facebook, shprehu se në diskutimin me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor u theksua përkushtimi i fortë të Shqipërisë për të çuar përpara të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, populli i të cilës mbështet në masë më shumë se 90% procesin e integrimit evropian, natyrisht, do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë një ditë anëtare e familjes së vendeve të Evropës së bashkuar.”- theksoi Ministri në detyrë Cakaj në postim.

Një çështje tjetër e diskutuar gjatë konferencës ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilin Cakaj theksoi zëshëm se është një proces i stërvonuar dhe se, sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026