Manchester City merr kreun, fiton ndaj Arsenalit në “Emirates”
Manchester City ka marrë kryesimin e Premier League-s angleze pas një fitore spektakolare të regjistruar ndaj rivalit kryesor Arsenalit.
Përballja e zhvilluar në Emirates ishte tepër e luftuar, por me skuadrën e Manchester City më të karikuar për fitore, duke godituar disa herë në katërkëndëshin e Ramsdale.
Goli i parë i përballjes do të vinte nga De Bryn, pas një gabimi të Tomijasu, ndërsa barazimi erdhi me një 11metërsh të shndërruar në gol nga Saka.
Minutat në vijim miqtë do të ishin edhe më kërkues e të rrezikshëm, ku kaluan sërish në avantazh me Grilish. Në përballjen numër 23 për qytetarët në kampionët për këtë sezon nuk mund të mungonte as goli i të përhershmit Haaland, i cili shënoi dhe vulosi triumfin 1-3.
Kjo ishte humbja e tretë në kampionat për Arsenalin e Mikel Artetës, ndërkohë që në 3 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Në anën tjetër the citizens kanë 12 pikë në 5 përballjet e fundit, duke u vendosur për herë të parë në krye të tabelës së klasifikimit.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta