Pas 8 vitesh mungesë, rikthehet Festivali Folklorik në Gjirokastër
Pas një ndërprerjeje 8-vjeçare në qytetin e Gjirokastrës rikthehet organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar.
Në muajin qershor në skenën e kalasë së Argjiros do të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij.
“Është gjë fantastike në Gjirokastër, përsëri po vjen në kala Festivali Folklorik dhe është kënaqësi për Gjirokastrën që gjitha këto punime, këto bukurira të vazhdojnë. Marr pjesë në të gjitha festivalet”, thotw Arjan Shehu, këngëtar popullor.
“Çdo festival ka emocione të veçanta , çdo festival është i destinuar t’iu krijojë njerëzve emocione sepse i thonë kala. Edhe grupi i Lunxhërisë është i përfshirë në këtë vorbull ngjarjesh dhe aktivitetesh që po zhvillohen . Ne po punojmë që të sjellim patjetër diçka të re”, shprehet Koço Vasili, specialist i folklorit.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar në Gjirokastër është organizuar në vitin 1968 duke pasur një periodicitet çdo 5 vjet. Në këtë organizim mbarëkombëtar prezantohen vlerat e traditës, folklorit dhe etnografisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta