Një poster për lirinë, Festivali i Posterit sjell në Tiranë artistë nga mbarë bota

24 Janar 2023 | 17:14

Dizenjimi i posterave, përveç qëllimit komercial ka në vetvete artin e përcjelljes së një mesazhi përmes elementeve vizuale. Njësoj me grafitin, ky art mund të bartë mesazhe universale, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo shënjestrojnë në mendjen e audiencës.

Një ‘’Festivali i Posterit Prishtina’’ vjen në edicionin e tij të dytë, në Tiranë. Artistë nga 32 vende të botës, nga kontekste sociale dhe kulturore të ndryshme sjellin përmes posterave të dizenjuar prej tyre përjetimin për lirinë.

Asnjëri nga posterat nuk është i njëjtë me tjetrin dhe të gjithë bashkë bashkojnë një ‘puzzle’ që na njeh me rëndësinë e lirisë.

Festivali u konceptua si një garë, fituesit e të cilës ishin ata që në punimet e tyre ja dolën të krijonin më shumë impakt tek juria profesioniste.

Posterat do të qëndrojnë në hapësirën e GAT deri në fund të muajit janar, për t’ia lënë më pas vendin një tjetër ekspozite kësaj here dedikuar artistëve të rinj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026