Galeria ekspozon fondin, hapësire për të njohur formimin e artit pamor shqiptar
Një vizitë në Galerinë Kombëtare të Arteve me miqtë, është gjithmonë një ide e mirë për të kaluar disa orë dhe për të njohur artin.
Galeria Kombëtare e Arteve ka zgjedhur që hapësirat t’ia dedikojë fondit të saj arkivor. Dhjetëra punime me vizatime, pikturë, skulpturë dhe karikaturë janë prezantuar për të gjithë publikun artdashës. Në fakt një udhëtim i vogël në hapësirat e këtij institucioni do të na kthejë pas në kohë.
Arkivi i hapur, ballafaqon stilet, ndikimet dhe tematikat që artistë të caktuar kanë pasur që nga shekulli i XX-të.
“Kemi disa me pikturat e Skënderbeut, me pikturat e Marubit e kështu me radhë për të kaluar te Mio e Kolombi por ne e shohim që orientimi i tyre në fakt, deri para ardhjes ka qenë perëndimor. Me kalimin e kohës, me vendosjen e regjimit, pika orientuese nuk është më perëndimi,” – u shpreh artisti dhe pedagogu, Zef Paci.
Vetë artisti Bujar Kapexhiu, u surprizua teksa pa një nga punimet e tij të realizuar më 1985 dhe të nxjerrë nga arkivat për t’iu servirur publikut.
“Për mua si karikaturist ishte surprizë kjo, kur më thanë që janë të ekspozuara dhe disa karikatura,” – tha Kapexhiu.
Sikurse në çdo histori, edhe nëpërmjet këtyre tablove njohim “rebelët” që refuzuan të hiqnin dorë, nga stili, uni dhe liria e tyre. Një tablo e Edison Gjergos, “Epika e Yjeve të Mëngjesit” i kushtoi atij tetë vite heqje lirie.
Ndërkaq, karikatura mbetet e veçantë për nga trajtesa, pasi me humor dhe ironi të hollë ngacmon fenomenin. Por si ishte të bëjë karikaturë, gjatë regjimit diktatorial dhe si ka ndryshuar sot?
“Humoristët kanë qenë opozita e parë sepse kanë kritikuar, natyrisht në atë kohë nuk mund të mendoje të kritikoj sistemit, por disa dukuri të atij sistemi, disa dukuri në administratë, disa dukuri në familje. Ka një ndryshim që neve kemi guximin sot që asaj prepotencës t’i vëmë edhe një emër,” – u shpreh Kapexhiu.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur pa një afat të caktuar, pasi kohë pas kohe, në sallat e ekspozitës dalin punime të tjera nga fondi i institucionit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Piktura rekord e Banksy, vepra kushtuar infermieres shitet në ankand për 16.7 milionë paund
- Kinematografia e prillit, nga dokumentari mbi Greta Thunberg, te filmi me protagonist Russell Crowe
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?