Fëmijë në Përkujdesje të Republikës, 20 përfitojnë pagën e prindit të rënë në detyrë
20 fëmijë të cilët kanë humbur njërin prind në krye të detyrës kanë marrë statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”.
Prej një viti qeveria shqiptare, pas shpalljes hero të atyre që humbasin jetën në detyrë, ka vendosur që të marrë nën kujdes fëmijët e tyre, duke i mbështetur financiarisht.
Me marrjen e statusit, fëmijëve iu jepet paga e prindit 100% atëherë kur personi i rënë në krye të detyrës ka pasur një fëmijë. Në rast se i ndjeri që merr statusin “Dëshmor i Atdheut” ka pasur dy fëmijë, atëherë për secilin prej fëmijëve jepet 70% e pagës mujore të prindit, e kështu në vijim.
Pagesa për fëmijët që janë në përkujdesje të Republikës është nga 100% deri në 150% të pagës së prindit që ka rënë në krye të detyrës.
Mbështetja financiare pas përfitimit të statusit ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’ nuk përfundon me moshën madhore, por vazhdon deri në moshën 25 vjeç, nëse fëmija ndjek shkollën e lartë.
Përveç trajtimit financiar, këta fëmijë kanë mbështetje për edukim e arsimim, punësim, mbrojtje sociale dhe në shërbimin shëndetësor publik e privat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta