Abuzim me fëmijët, raporti: Përballen me bullizëm e dhunë seksuale online

15 Shkurt 2023 | 19:04

Platforma Isigurt.al ka nxjerrë në pah se dhuna seksuale apo bullizmi online, janë në rritje. Viktima kryesisht janë fëmijë, ndërsa denoncimet nuk marrin zgjidhje , sepse ligjet nuk ekzistojnë.

Interneti po bëhet gjithmonë e më I pasigurt për fëmijët dhe adoleshentët. 150 denoncime për dhunë seksuale online, bullizëm dhe nxitje të gjuhës së urrejtjes janë adresuar në platformën i sigurt.al përgjatë vitit 2022.

“Kemi një rritje të bullizmit, gjuhës së urrejtjes dhe padiskutim të dhunës seksuale online ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve”, tha Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Të gjithë mund të bien pre e ngacmimeve në internet, por fëmijët janë grupi më delikat.

“60-70% të rasteve janë fëmijët dhe përgjithësisht vajzat. Tik Tok ka kaluar i pari, i ndjekur nga Instagrami që është i dyti dhe vazhdon Facebook”, u shpreh Hazizaj.

E ndërsa këto fenomene ndodhin thuajse çdo ditë, dhunuesit nuk ndëshkohet, pasi ligji nuk ekziston.

“Një fëmijë, një adoleshent që vendoset para talljes masive nuk ka të drejtën të shkojë të trokasë në polici dhe të kërkojë mbrojtje. Një person i panjohur që i nis foto të organeve gjenitale ose i kërkon foto intime fëmijës dhe pastaj i përdor për t’i bërë presion për të kryer marrëdhënie seksuale edhe online pa e takuar fare fëmijën, nuk ka ku të ankohet, sepse sot kodi penal vazhdon të konsiderojë dhunë seksuale vetëm dhunë me penetrim të fëmijës”, theksoi Hazizaj.

Në pamundësi për t’i mbrojtur teksa janë online, edukimi i fëmijëve mbetet çelësi i suksesit.

Aksesi i fëmijëve në internet me kohë të reduktuar është një tjetër rekomandim për të qenë sa më të sigurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026