Fëmijët e dhunshëm i shfaqin sinjalet që në vegjëli, psikologia rendit tiparet
Psikologia Valentina Telhaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se sjelljet agresive te fëmijët i kanë dhënë sinjalet shumë herët.
“Këta fëmijë që janë agresorët i kanë dhënë sinjalet që në hapat e para të tyre të zhvillimit dhe jemi të gjithë përgjegjës. Sinjalet që fillojnë që në fëmijërinë e hershme janë agresiviteti ndaj fëmijëve të tjerë, janë posesivë, janë agresiv ndaj kafshëve, nuk shfaqin empati, pra kanë një tendencë për të qenë sundues,” – u shpreh Telhaj.
Një sherr ka ndodhur mes disa bashkëmoshatarëve adoleshentë në Ksamil, me pamjet që janë bërë virale në internet dhe janë vërtet të rënda.
Një adoleshent dhunohet barbarisht me shkelma e shkopinj. Koha nuk dihet me siguri, megjithatë të gjithë adoleshentët shihen të veshur me bluza dhe xhupa, që lë të kuptohet se pamjet janë aktuale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:28 Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE