Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Shqipëri.
Njoftimi u bë gjatë një konference shtypi pas punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare diskutuan për sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.
Mbajtja e samitit të ardhshëm në Shqipëri përbën një moment të rëndësishëm për vendin, i cili është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009 dhe do të presë për herë të parë një takim të nivelit më të lartë të Aleancës.
Duke folur në këtë konferencë shtypi, Mark Rutte tha se ky samit konfirmoi suportin e të gjithë anëtarëve për unionin ndërsa u shpreh se do të investohen 70 bilionë euro për sigurinë dhe mbrojtjen.
“27 bilionë euro investime janë të rëndësishme për infrastrukturën dhe facilitete të reja, përdorimin e teknologjisë në avantazhin tonë dhe inovacionit, si dhe zhvillimin e një bashkësie, një platforme të përbashkët për të gjithë aleatët për zhvillim në fushën e mbrojtjes. Ky samit ka treguar se aleanca është më e fortë se kurrë, e bashkuar dhe gati për të luftuar dhe mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj. Ne riafirmojmë përkushtimin në mbrojtjen kolektive dhe një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve dhe ne do të qëndrojmë të gjithë së bashku”, tha ai.

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 15:53 Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 15:45 Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
- 15:20 Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
- 15:08 Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
- 15:02 Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE