Berisha uron Kosovën: U ngrit si feniksi, arritje mahnitëse në një kohë të shkurtër

17 Shkurt 2023 | 12:06

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një deklaratë zyrtare në faqen e PD-së.

Kryedemokrati shprehu nderimet e tij për Ibrahim Rugovën që e cilësoi si arkitekt të pavarësisë, komandantin legjendar Adem Jasharin dhe gjithë shqiptarët kudo në botë që u bashkuan si një trup i vetëm.

“Sot në këtë 15 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bënë krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon,” – u shpreh Berisha.

“Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lënë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rallë dhe zërin magjepsës të çikave të saj dhe shkëlqimin e mbretëreshave të saj në sport,” – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026