Balluku në kantierin e aksit Korçë-Ersekë: Në fillim të verës rruga e përfunduar

17 Shkurt 2023 | 12:22

Zv. kryeministrja Belinda Balluku vizitoi këtë të premte kantierin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Sipas saj punimet po ecin me ritme shumë të shpejta.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se deri në fillim të verës kjo rrugë do të jetë përfunduar plotësisht.

Ajo shoqërohej nga kryetari i bashkisë, Erion Isai bashkë me dy punonjës. Gjatë bashkëbisedimit të saj Balluku nënvizoi se me infrastrukturën e duhur që është tashmë nuk ka pse mos të rritet zhvillimi në këtë zonë.

“Turizmi, industria e lehtë ushqimore dhe bujqësia duhet të lulëzojnë në Korçë. Me infrastrukturën e duhur nuk ka arsye pse mos të lulëzojë,” – tha ajo.

Balluku shtoi gjithashtu se nëpër hotele nuk duhet të ketë më produkte të importit kur ato vendase janë të një cilësie më të lartë. Diçka e tillë mund të realizohet, sipas saj, me një ndërveprim më të lartë të bujqësisë me turizmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026