Trump ndalet ne Arizona: Biden dëshiron të mbyllë vendin. Kreu i Partisë Brexit në fushatë
Në ditët e fundit të fushatës, presidenti Trump u ndal në Arizona pavarësisht shtimit të rasteve me COVID-19 dhe kritikave për menaxhimin e situatës.
Por edhe në këtë shtet kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi rivalin e tij, Joe Biden i cili sipas tij dëshiron të mbyllë vendin.
“Nëse votoni për Biden, kjo do të thotë se fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, nuk ka diplomime, nuk ka dasma, nuk ka festë të Falënderimeve, as Krishtlindje dhe as Festa Kombëtare e 4 korrik. Biden është kandidati i pushimeve , mbylljes dhe mjerimit. Unë jam kandidat që dua punë, vaksina dhe prosperitet”, u shpreh Trump.
Pandemia në të gjithë Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar më shumë se 227.000 viktima dhe është kthyer në çështjen kryesore të këtyre zgjedhjeve.
I pranishëm në tubimin në Arizona për të mbështetur Trump ishte edhe udhëheqësi e Partisë Brexit Nigel Farage, dhe të tjerë senatorë.
Nigel Farage kreu i Partisë Brexit
“Ju po votoni për udhëheqësin e vetëm aktual në botën e lirë që ka guximin të ngrihet dhe të luftojë për shtetin, të luftojë për patriotizëm, të luftojë kundër globalizmit. Ju do të votoni për udhëheqësin e vetëm në Perëndim me guximin e vërtetë për t’i dalë ballë Partisë Komuniste Kineze .Për një njeri që tani po bën Izraelin së bashku me kombet Arabe në një mënyrë që askush nuk e besoi se ishte e mundur”, tha Nigel Farage kreu i Partisë Brexit,
Sa i përket sondazheve më të fundit ato tregojnë një diferencë të ngushtë mes dy kandidateve në Arizona dhe Florida një tjetër shtet i rëndësishëm. Më shumë se 75 milion njerëz kanë marrë pjesë në votimet e hershme. Ky është një ritëm rekord dhe më shumë se 53% e pjesëmarrjes totale në zgjedhjet e vitit 2016.
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5