“I duam të dyja vendet”, francezët me origjinë turke reagojnë ndaj përplasjes Macron-Erdogan
Francezët me origjinë turke janë zënë në befasi nga përplasja e fundit politike mes presidentit Macron dhe homologut të tij turk, Erdogan. Ata akuzojnë të dyja palët se po përshkallëzojnë tensionet.
Kështu, Uyanik Mahmut, një biznesmen tekstilesh që jeton në Francë prej ‘93-shit dhe ka dyshtetësi, deklaron se shpreson që dy vendet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet.
“Mua nuk më pëlqen politika, por në të njëjtën kohë nuk mund t’i bëjmë këto gjëra, që një president të fyejë tjetrin dhe anasjelltas. Unë jetoj në Francë, Turqia është vendlindja ime, ndaj i dua të dyja vendet dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet”, thotë biznesmen me origjinë turke.
Ndërsa pronari i një restoranti, që udhëton shpesh mes Turqisë dhe Francës, shprehet se Erdogan dhe Macron po luajnë lojëra politike.
“U bë një javë që vazhdon ky muhabet, por këtu askush nuk do t’ia dijë. Njerëzit vazhdojnë punën dhe kur dëgjojmë këto lajme na vjen për të qeshur, sepse nuk janë të vërteta, nuk është ky realiteti”, thotë Can Polar Ozcan, pronar restoranti turk
Përplasja filloi pasi një mësues francez, që u tregoi nxënësve karikaturat me profetin Muhamed të publikuara nga të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo”, u vra në Francë më herët gjatë muajit.
Në shenjë proteste ndaj mbrojtjes që Franca i bëri të drejtës për të publikuar ilustrimet, manifestime të shumta u mbajtën kundër presidentit Macron në vendet me shumicë myslimane.
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq