Nga ‘Baresha’ në Kuvend te homazhet në Prekaz, si u festua pavarësia e Kosovës

17 Shkurt 2023 | 14:33

Kosova feston 15-vjetorin e Pavarësisë, një seance solemne u zhvillua ne Parlament ku mbajtën fjalime Presidentja Osmani, kryeministri Kurti si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Për shekuj shqiptarët e Kosovës vuajtën dhunën terrorin dhe spastrimin etnik por sot prej 15 vitesh ata kanë shtetin e tyre edhe pse disa kombe ende nuk e kanë njohur.

Në këtë 15 vjetor qytetarët  festojnë me shpresën se përplasja me Serbinë do të ketë një zgjidhje.

Flamuri i Kosovës u valëvit që në orët e para të mëngjesit, ku në cermoni ishin të pranishëm presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Më pas ata zhvilluan homazhe në varrezat e Prekazit si dhe bën nderime te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Në parlamentin e Kosovës në këtë ditë të shënuar u zhvillua një seancë solemne, ku u luajt himni por edhe tingujt e këngës Baresha e këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha.

Në fjalimin e saj para Kuvendit Presidnetja Osmani u shpeh se Kosova është forcuar si shtet si dhe u ndal edhe tek dialogu me Serbinë.

“Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog. Një epilog që e kemi thënë secili prej nesh, një epilog që e rikonfirmoi edhe presidenti [amerikan, Joe] Biden në letrën që është drejtuar mua si presidente, e ajo është njohja reciproke”.

“Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridike dhe sovraniteti jonë janë të panegociueshme”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti u shpreh se akti i deklarimit të pavarësisë së Kosovës shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm në historinë moderne të vendit

Në një kohë të vështirë politikisht, kur jo vetëm politikanët dhe diplomatët, por edhe teoricienët politikë besonin që kishte perënduar epoka e shtetndërtimeve, shtetformimeve në Evropë, në Ballkan u krijua edhe një republikë parlamentare e mirëfilltë. Kjo falë miliona vullneteve politike që ndër vite thirrën “Kosova Republikë”, derisa këtë parullë politike e kthyen në një emër zyrtar shtetëror

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e urimit kritikoi Serbinë duke thënë se nuk është tërhequr nga agresioni.

“Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare. Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Republika e Kosovës është  shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës”, tha Begaj.

Pavarësine e Kosovës e uruan edhe Presidenti i SHBA Joe Biden i cili e vuri theksin tek njohja reciproke, presidneti Macron si dhe lidere te tjeter boterore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026