Akuzat ndaj të riatdhesuarve nga Siria, flet avokatja: Shumica e grave shkuan se duhet t’u bindeshin burrave

29 Tetor 2020 | 07:38

Kosova ka një historik më të hershëm me riatdhesimet nga Siria dhe kampi famëkeq i Al Holit. Më herët, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë në pyetje 11 gra të riatdhesuara, ndërsa për to është kryer dhe një hetim i gjatë për terrorizëm, madje janë marrë dhe masa.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi tha për Euronews Albania se 32 gratë dhe fëmijët e mbërritur nga Siria në Kosovë në 2019 kanë qenë në hetim që nga viti 2014 me akuzat e terrorizimit.

Ajo shpjegoi se në Kosovë, nisur nga numri i madhe i shtetasve që po shkonin në Siri për të luftuar, në 2015 u sanksionua me ligj dënimi për këdo merr pjesë në luftëtar të vendeve të tjera.

Shumica e këtyre grave, shpjegoi avokatja, ata kanë ardhur në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore dhe kanë pohuar se kanë shkuar në Siri, pasi për shkak të zakonit u është dashur të bëjnë çfarë u thonë burrat e tyre.

“Kontakti i parë me klienten time ka qenë jo i lehtë, ka ardhur nga një ambient lufte, me 4 fëmijë.

Kam qenë e detyruar t’i shpjegoj se nëse shpreh pendim, do të kalojë me një dënim më lehtë, është betuar para gjykatës se nuk do të bënte më kurrë atë gjë.

Shumica e grave të kthyera deklaruan se kanë shkuar pasi ato do të bënin gjithçka që bënin burrat.

Edhe pse këto gra janë akuzuar për terrorizëm, shteti i Kosovës me aq sa ka pasur mundësi u ka dhënë ndihmë dhe është shembull për çdo shtet në botë”, u shpreh avokatja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026