Barcelona mposht Juventusin, Dembele dhe Messi vendosin në Torino, Manchester United goleadë ndaj Leipzig

29 Tetor 2020 | 08:03

Barcelona ka arritur fitoren e dytë në Champions League duke mundur Juventusin në Torino me rezultatin 0-2.

Katalanasit shënuan fillimisht me Dembelen në pjesën e parë, ndërsa pak sekonda para fundit ishte Leo Messi që nuk gaboi që nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e Andrea Pirlos bëri një paraqitje zhgënjyese në këtë përballje.

Edhe pse Alvaro Morata shënoi tre herë, VAR sinjalizoi pozicione jashtë loje dhe të tre golat u anuluan.

Në ndeshjet e tjera mund të veçohet suksesi i Manchester United, që mundi 5-0 skuadrën e Leipzig.

Ndërkaq Chelsea triumfoi 4-0 me Krasnodar, ndërsa Dortmund fitoi 2-0 me Zenit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026