Volodymyr Zelensky: Është e qartë, Ukraina nuk do të jetë ndalesa e fundit e Putinit

Sulme ndaj centralit atomik
17 Shkurt 2023 | 17:48

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha të premten se Ukraina nuk do të ishte ndalesa e fundit e presidentit rus Vladimir Putin, duke nënkuptuar se Rusia do të kërkojë pushtimin e shteteve të tjera.

Volodymyr Zelensky deklaroi se është jetike që Perëndimi të mos vononte dërgesat e armëve për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse, shkruan Reuters.

Udhëheqësi ukrainas, i cili foli në Konferencën e Sigurisë së Mynihut përmes video-lidhjes, u shpreh se ndërsa Perëndimi po negocionte furnizimet me tanke për Kievin, Kremlini po mendonte mënyra për të “mbytur” ish-republikën sovjetike të Moldavisë, e cila shtrihet në perëndim të Ukrainës.

“Është e qartë se Ukraina nuk do të jetë ndalesa e tij e fundit. Ai do të vazhdojë lëvizjen e tij gjatë gjithë rrugës, duke përfshirë të gjitha shtetet e tjera që në një moment në kohë ishin pjesë e bllokut sovjetik,” tha Zelensky.

Ai i kërkoi Perëndimit që të bëjë më shpejt dërgesat e armëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026