Rusia nis ofensivën nga Deti i Zi, raketat bombardojnë qytetin

18 Shkurt 2023 | 16:47

Rusia ka nisur ofensivat drejt Ukrainës përmes Detit të Zi. Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se të paktën dy civilë u plagosën dhe dritaret e disa shtëpive u thyen në qytetin Hmelnytcky këtë të shtunë, për shkak të raketave të nisura nga Deti i Zi.

Forca ajrore e Ukrainës raportuan se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dy nga katër raketat Kalibr, që Rusia i lëshoi nga Deti i Zi.

Kryebashkiaku i Hmelnytckyt, një qytet 274 km në perëndim të kievit, tha se dy shpërtime u dëgjuan gjatë ditës në qytet.

“Ka tri institucione arsimore të dëmtuara dhe rreth 10 blloqe apartamentesh shumëkatëshe të dëmtuara. Rreth 500 dritare dhe ballkone janë shkatërruar”, tha ai për televizionin kombëtar të Ukrainës.

Ukraina lëshoi alarme për sulm ajror në mbarë vendin në mëngjesin e sotëm, në mes të kërcënimit të një rundi të ri sulmesh ruse. Sirenat ranë në të gjitha rajonet me përjashtim të Harkiv, Sumy dhe Poltava.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026