Pas kërcënimeve për hakmarrje, Koreja e Veriut lëshon raketën ICBM drejt Japonisë

18 Shkurt 2023 | 17:29

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), ka thënë qeveria japoneze.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se raketa u nis të shtunën, fluturoi për 66 minuta dhe u ul në Detin e Japonisë.

Ky veprim vjen pasi Pheniani tregoi fuqinë e tij masive ushtarake në një paradë që përfshinte më shumë se një duzinë raketash ICBM.

Të premten, Koreja e Veriut kërcënoi se do të ndërmarrë një hakmarrje “të paprecedentë dhe të fortë” ndaj çdo stërvitje ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Stërvitjet vjetore të pranverës, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, janë krijuar për të ndihmuar në shmangien e kërcënimeve bërthamore në rritje të Koresë së Veriut. Por Pheniani ka këmbëngulur prej kohësh se stërvitjet janë një përgatitje për të pushtuar Korenë e Veriut.

Raketa e së shtunës, e cila është e para që lëshohet që nga dita e vitit të ri, ra në perëndim të Hokkaido, në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, tha kryeministri japonez Fumio Kishida.

Zona ekskluzive ekonomike është një zonë detare mbi të cilën një vend ka juridiksion.

Në nëntor, një ICBM arriti një lartësi prej 6,100 km. Më parë, në janar 2022, Koreja e Veriut publikoi foto të jashtëzakonshme të Tokës që pretendonte se ishin marrë nga një lëshim rakete që arrinte 2000 km.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026