Ministri i Mbrojtjes i Finlandës: Mund të anëtarësohemi në NATO para Suedisë
Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola deklaroi se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke.
Ai tha për Associated Press se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t’i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar.
“Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, u shpreh Mikko Savola në një intervistë në margjinat e një konference të sigurisë në Mynih.
Parlamentet e të 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha në fund të janarit se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh