Von der Leyen: BE ‘mund të lëvizë malet’ për të furnizuar Ukrainën me armë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se ishte e bindur se interesi i përbashkët i BE-së për të dërguar më shumë municion në Ukrainë do të tejkalojë interesat kombëtare individuale, kur bëhet fjalë për programet e përbashkëta evropiane të prokurimit të mbrojtjes.
Blloku po eksploron urgjentisht mënyrat që vendet anëtare të bashkohen për të blerë municione për të ndihmuar Ukrainën, pas paralajmërimeve nga Kievi se forcat e tij – të cilat po gjuajnë deri në 10,000 predha artilerie në ditë – kanë nevojë për më shumë furnizime, shkruan Reuters.
“Si gjithmonë, në këtë luftë mizore që Rusia nisi kundër Ukrainës, ne shohim se ne mund të lëvizim malet nën presion,”, u shpreh në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Këto nuk janë kohë normale, janë kohë të jashtëzakonshme. Prandaj duhet të shikojmë edhe masat apo procedurat e jashtëzakonshme,” shtoi ajo.
Në të kaluarën, fokusi në interesat kombëtare shpesh ka penguar bashkëpunimin më të ngushtë të mbrojtjes midis vendeve evropiane, duke penguar dhe ngadalësuar programet e përbashkëta të prokurimit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West