SPAK sekuestroi 34 pasuri, avokati: Shifër shumë e vogël, Ervis Martinaj ka më tepër

Edmond Petraj
18 Shkurt 2023 | 20:14

Avokati Edmond Petraj e konsideron pasurinë e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, më të madhe se ajo që iu sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Edmon Petraj u shpreh se duke qenë mbret i lojërave të fatit, Ervis Martinaj ka pasur mundësi që të krijojë shumë pasuri.

“Po flasim për një person, për një biznesmen që ka qenë mbreti i lojërave të fatit. Duke qenë se ka qenë mbreti i lojërave, ai ka pasur mundësi të krijojë pasuri. Kjo shifër shumë e vogël në këtë rast, pasuria është shumë e vogël.

Në rastin në fjalë, për çdo pasuri, SPAK-ut i del për detyrë të hetojë në mënyrë analitike me ekspertë financiarë, njohës shumë të mirë të ekspertizës, nga burimi deri në fundore. Nuk është aq e thjeshtë, kjo është një dosje shumë voluminoze, do disa ekspertë shumë të mirë”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez

Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po...
22:52 | 19/07/2026

Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, duke analizuar mënyrën...
22:34 | 19/07/2026

Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin “MetLife” në New Jersey për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes...
22:24 | 19/07/2026