“I arratisur gjatë komunizmit, sot biznesmen në SHBA”, historia që u kthye në libër

Beqir Potka dhe Eris Rusi
19 Shkurt 2023 | 12:54

Sot është një biznesmen në SHBA, por në vitin 1989, gjatë periudhës së komunizmit, Beqir Potka vendosi që të arratisej në moshën 23-vjeçare.

Historia e tij është kthyer në një libër me titull “American Dream”, autori i  të cilit është shrkimtari, Eris Rusi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqir Potka tregoi sesi u arratis dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam arratisur më 8 shkurt të vitit 1989. Ishte 23 vjeç. Familja ime ka qenë e persekutuar që kur filloi komunizmi të hynte në fuqi. Vëllai i gjyshit ishte në Amerikë, shkoi në emigrim rreth 1920-s. Punoi dhe i dërgonte paratë në Shqipëri gjyshit tim. Gjyshi im i investonte, blinte toka pjellore, i lëshonte me qira dhe pas reformës agrare na morën tokat. Isha 7 vjeç kur isha në fshat dhe ma arrestuan babain.

Rashë dakord me një kushëririn tim, duhet të gjenim mënyrën. Kishim një ushtar në kufi, në malin e Grazhdanit, marrim ushtarin me vete dhe arratisemi. Pasi ndenjëm 3 ditë në male, mbaruan biskotat që kishim, gjithçka. Pasim hymë në tokën helene, atje ishte akoma një gjë më e keqe, se nuk e dinim, ishim 32 shqiptarë në të gjithë Greqinë. Ushtria na mori në pyetje. Nuk na torturuan. Pas kësaj, aplikova që të shkoja si refugjat në Shtetet e Bashkuara. 16 muaj pas qëndrimit në Greqi, ambasada amerikane na aprovon që të shkojmë si refugjatë në Amerikë”, theksoi Beqir Potka.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026