Përse Gjirokastra ka nivelin më të ulët të lindshmërisë? Specialisti jep arsyet
Specialisti i Shëndetit Publik në Gjirokastër, Bledi Ahmeti thotë se ka disa arsye se përse në këtë qytet është regjistruar numri më i ulët i lindshmërisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se emigracioni ka pasur një ndikim të madh, por edhe pandemia COVID-19.
Ahmeti shtoi se është rritur mosha e martesës dhe mosha e lindjes së parë të femrat.
Sipas tij, ka edhe një numër të shtuar të dicorceve.
“Edhe në Gjirokastër, kjo është reflektuar për disa arsye. Gjirokastra është rreth kufitar dhe rrjedhimisht është edhe rreth emigrator. Emigracioni në Gjirokastër është në shkallën më të lartë duke pasur parasysh edhe numrin e popullatës. Duke qenë se lëvizjet demografike të popullatës, kanë qenë në përpjestime të mëdha, kjo është reflektuar edhe në numrin e lindshmërisë.
Në vitin 2018 kemi pasur 395 lindje, ndërsa në vitin 2022 kemi 285. Në këtë ulje të numrit të lindshmërisë ka ndikuar edhe pandemia e COVID-19. Por është edhe stili modern i jetesës që ka prekur vendin dhe r rethin tonë dhe ndikon maksimalisht në uljen e lindshmërisë. Është rritur mosha e martesës, është rritur mosha e lindjes së parë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë