Rryshfet për të kthyer patentat e bllokuara para kohe, GJKKO lë në burg dy efektivët
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg dy efektivët e Policisë Rrugore, Eljo Picoku dhe Amarildo Lika.
Nga hetimet e zhvilluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) rezulton se disa qytetarë kane paguar shuma të ndryshme parash.
Këto shuma varionin deri në 1500 euro për të terhequr lejen e drejtimit të bllokuar për shkelje të ndryshme të qarkullimit.
E gjithë skema e abuzimit dhe korrupsioni në rradhët e policisë rrugore u zbulua pas procedimi ndaj një tjetër punonjësi policie, Eduart Cakës dhe shtetasit Alkid Ndreu vitin e kaluar. Në dosjen hetimore thuhet se nëse patenta ishte pezulluar për 3 muaj rimarrja e saj kushtonte 500 euro, ndërsa për 6 muaj 1000 euro.
LEXONI GJITHASHTU
Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 12:20 Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
- 12:13 Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro