Jeta luksoze e Elseid Hysaj jehonë në mediat italiane
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj po kalon një formë të mirë, pas transferimit tek skuadra e Lazios. Tashmë 29-vjeçari është një lojtar kyç dhe titullar i padiskutueshëm për kryeqytetasit e drejtuar nga Mauricio Sarri.
Në mediat italiane janë publikuar artikuj rreth mbrojtësit kuqezi, por këtë herë jo për çka ai ofron në fushën e lojës. Shkrimet e publikuara trajtojnë jetën e Hysajt, të cilën e cilësojnë luksoze, madje duke shfaqur dhe foto të automjeteve të tij.
Tuttosport në titull vendos: Elseid Hysaj, sa luks për lacialin: Ja mega flota e tij e automjeteve.
Edhe Corriere Dello Sport ka folur rreth futbollistit
‘Ferrari, Mercedes, Lamborghini e Jeep, luks ekstrem për Elseid Hysaj’
Hysaj e ka bazuar karrierën e tij në futbollin Italian, aty ku e nisi gjithçka në moshën 15-vjeçare, tek akademia e Empolit.
Me të njëjtën skuadër debutoi në futbollin profesionist, më pas duke u transferuar tek Napoli ku luajti për 6 vite. Në 2021 u bashku Lazios ku numëron 47 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.
LEXONI GJITHASHTU:
- 47 mijë viktima nga tërmeti, ekspertët: U prekën 26 milionë njerëz
- ‘143 mijë rusë të vrarë’, Ukraina: Më shumë se 10 mijë mjete të shkatërruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta