Të frikësuar në autobus e metro, transporti publik i mbingarkuar në Itali

30 Tetor 2020 | 07:43

Transporti publik në Itali është cilësuar gjithnjë një nga vendet ku rreziku i infektimit me COVID-19 është më i lartë, ndërsa qytetarët janë të frikësuar se mund të infektohen, teksa shkojnë në punë.

Pak ditë më parë qeveria italiane bëri me dije kufizimet e reja anti-COVID-19.

Për të kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe për të frenuar infeksionet kritikët thonë se autobusët dhe metrot janë ende të mbipopulluar herët në mëngjes dhe pasdite.

Edhe vetë qytetarët e pranojnë se është e rrezikshme po nuk kanë të tjera mundësi duhet të vijojnë punën.

“Në orën 6 pasdite transporti publik është i mbushur me njerëz. Je i rrezikuar sepse duhet të shkosh në punë. Mbajmë maska dezinfektues me vete, është një normalitet i ri”, shprehet Elio Venafro, qytetar në Romë.

“Pashë që treni ishte plot kështu që prita 10 minuta për të marrë tjetrin ai ishte bosh”, thotë një tjetër qytetare.

“Sapo mbërrita në Romë me autobus. U ula në shkallët e autobusit në dysheme. Është e pamundur cfarë duhe të bëja më duhet të shkoj në punë”, shton Daniela.

Në një koment për të përditshmen italiane “Il Fatto Quotidiano, Kryeministri Giuseppe Conte tha se udhëzimet e reja synojnë gjithashtu parandalimin e mbipopullimit në transportin publik të cilët aktualisht lejohen të udhëtojnë me kapacitet 80%.

Në rast se infeksionet nuk vihen nën kontroll dhe presioni mbi spitalet nuk lehtësohet shpejt, ekspertët paralajmërojnë se mund të nevojiten më shumë masa kufizuese. Gjatë muajve të verës Italia arriti të mbante nën kontroll përhapjen e coronavirusit, por javët e fundit është raportuar për një rritje të shpejt të të infektuarve. Vala e dytë e pandemisë po prek veçanërisht qytetet e mëdha, duke përfshirë Milanon dhe Napolin.

 

Lexoni gjithashtu:

Kaos në spitalet italiane, vala e dytë e coronavirusit mbush shtretërit

Gjermania mbështet bizneset, kompensim 75% për kompanitë që preken nga masat e reja

Mbingarkesa e spitaleve, BE financon me 220 milionë euro transferimin e pacientëve me COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026