Presheva pjesë e dialogut, Mustafa: Shqiptarëve t’u jepen të njëjtat të drejta siç kërkojnë serbët në Kosovë

30 Tetor 2020 | 07:47

Me 227 vota për dhe 5 kundër, Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Brnabiç.

Gjatë prezantimit të objektivave të qeverisë së re, Brnabiç nuk ka lënë pa përmendur dhe Kosovën, duke deklaruar se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç është në krye të qeverisë serbe që prej qershorit të vitit 2017, ndërsa më herët ajo ka mbajtur postin e ministres së Administratës dhe ministre e Financave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë të jene pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët në Kosovë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës tha për Euronews Albania se edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovcibëhen pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shqiptarëve t’u jepen të njëjtat të drejta që kërkojnë serbët në Kosovë.

Mustafa u shpreh se përmes pasivizimit te adresave Beogradi po mundohet në mënyre artificiale të ndryshojë strukturat etnike të vendbanimeve në Medvegje, Preshevë dhe Bujanovc.

 “Shqiptarët e Luginës së Preshevës sigurisht që kërkojnë të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi sepse konsiderojmë që zgjedhja më fatlume do të ishte në trajtimin e çështjes së Luginës së Preshevës dhe në këtë mënyrë të arrihet një stabilitet dhe paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor,” – tha Ragmi Mustafa.

Së fundmi ai sqaroi se nëse do të trajtohet çështja e serbve në Kosovë si pakicë po ashtu do të duhet të trajtohet në mënyrë reciproke dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Lexoni gjithashtu: 

Vulin për ministër të Brendshëm, Mustafa: Ushqen diskurs shqiptarofob

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026