Tërmeti në Turqi, sizmiologu shqiptar: Priten pasgoditje të tjera me magnitudë të konsiderueshme

30 Tetor 2020 | 13:21

Sizmiologu Edmond Dushi tregoi për Euronews Albania se tërmeti që ka goditur Turqinë ditën e sotme në orën 13:00 me orën tonë lokale konsiderohet një tërmet i fuqishëm.

Sizmiologu konfirmoi se epiqendra e tërmetit, kur stacioni sizmik është larg nga vendi ku ka rënë tërmeti, nuk mund të thuhet me siguri, por ajo që Dushi tha me siguri që magnituda vlerësuar nga stacioni sizmik i vendit tonë, është 6.9 i shkallës Rihter.

Përpos tërmetit edhe një rritje e nivelit të detit ka qenë shqetësuese. Sizmiologu tha se në varësi të modelit që ka vatra e tërmetit mund të gjenerojë dhe cunami apo mini cunami.

Edmond Dushi bëri thirrje që qytetarët të largohen nga brigjet detare dhe sqaroi se është kompetencë e autoriteteve që të bëjnë evakuimin e tyre për të shmangur dëme të mëtejshme.

“Ata duhet t’i largohen brigjeve detare ashtu siç duhet t’i largohen dhe ndërtesave të larta që mund të dëmtohen nga pasgoditje të forta që mund të pasojnë këtë tërmet sepse natyrisht duke u nisur nga magnituda që ka goditja kryesore edhe pasgoditjet imediate që priten, pritet të kenë një magnitudë të konsiderueshme,” – tha Dushi.

Orët e para janë ato më kritiket që do kenë dhe pasgoditje me magnitudë të ngjashme me të lëkundjes kryesore sipas asaj që tha sizmiologu dhe më pas do të lehtësohet shkalla e goditjeve por që nisur nga magnituda e tërmetit shkatërrues që sapo kaloi kjo situatë do të vazhdojë me orë të zgjatura.

Pavarësisht se lëkundjet e forta të tërmeteve ndodhin në kufijtë  e pllakave tektonike, Edmond Dushi mohoi që kjo mund të ketë lidhje me një lëkundje të ardhshme në vendin tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026