Tërmeti në brigjet e Egjeut, përfaqësuesi i shqiptarëve në Greqi: Nuk raportohet për të lënduar
Tërmeti i regjistruar sot në brigjet e Egjeut ka shkaktuar pasoja të shumta materiale në Izmir të Turqisë, por edhe në ishullin grek të Samos. Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi, Luan Zyka, në një intervistë për Euronews Albnania tha se deri tani nuk ka informacione për jetë të humbura në pjesën e Greqisë, por vetëm dëme materiale.
Ai shtoi se në ishullin grek të Samos jetojnë edhe shqiptarë, ndërkohë tha se deri tani nuk ka raportime për të lënduar.
“Nga lajmet që jep agjencia e lajmeve greke dhe burimet të tjera të besuara, thonë që në Samos është tërmeti i fuqishëm, i cili në anën greke thuhet se deri tani ka shkaktuar dëme materiale. Ne jemi interesuar për shqiptarët e Samos. Deri tani nuk ka ndonjë problem sa i përket jetës njerëzore. Në Izmir raportohet se ka pallate të rrëzuara”, tha ai.
Ministri i Brendshëm turk bëri me dije se deri tani janë 20 pallate të shkatërruara plotësisht, ndërkohë presidenti Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në “Facebook” shkroi se do bëhen përpjekjet maksimale për të shpëtuar këdo.
“Jemi me qytetarët tanë të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Ndërmorëm aksionin për fillimin e punimeve të nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë të lidhur”, shkroi Erdogan në “Facebook”.
Lexoni gjithashtu:
LIVE | Tërmet 6,7 i shkallës Rihter në brigjet e Egjeut, raportohet për dëme të mëdha në Izmir
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar