Alarm për bomba në Shkup, policia në këmbë
Mëngjesin e sotëm Shkupi u zgjua përsëri nën kërcënimin e bombave. Nëpërmjet mesazheve elektronike, denoncuesit kanë pretenduar se kanë vendosur bomba në shumë objekte të rëndësishme ku grumbullohen numër më i madh njerëzish si Qendra Tregtare e Qytetit, Presidenca, një prej banesave më të mëdha në Shkup e të tjera.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë filluar kontrollet e lokacioneve dhe qytetarët janë evakuuar.
“Sot (21 shkurt 2023) është raportuar se përmes adresave elektronike është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun – Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Qendra Tregtare e Qytetit, East Gate Mall, QT Biser, Flat-iron, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel “Marriot”, Hotel “Alexander Palace”, Salla “Boris Trajkovski”, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe Federata e Futbollit“. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po kryhen kontrolle antiterroriste për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kjo gjendje alarmi nuk është fotografi e re për Maqedoninë e Veriut, e cila ka tashmë disa muaj që përballet me denoncime false për bomba, kryesisht nëpër shkolla por edhe nëpër objekte vitale për qytetarët, gjë që ka mobilizuar policinë vazhdimisht dhe ka prishur ekuilibrin e punës dhe jetës së përditshme të qytetarëve.
vijon…
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut