Putin fjalim në Moskë: Ukraina filloi luftën, ne mbrojtëm njerëzit tanë
Putin mbajti këtë të martë një fjalim në Moskë në lidhje me luftën në Ukrainë.
Presidenti rus vijoi të akuzojë Ukrainën për fillimin e luftës. Ai thotë se regjimi i Kievit siguroi artileri dhe armë të tjera për të sulmuar Donbasin në vitin 2014 dhe 2015 përmes bombardimeve.
“Ata filluan luftën dhe ne përdorëm forcën për ta ndaluar atë”, thotë Putin.
Ai shton se Rusia dëshiron vetëm “të mbrojë njerëzit dhe të mbrojë shtëpitë e tyre”.
“Ata shpenzuan 150 miliardë dollarë për të mbështetur ushtarakisht regjimin e Kievit.
Elitat e Perëndimit nuk i fshehin qëllimet e tyre; ta po përpiqen t’i shkaktojnë Rusisë disfatë strategjike”, tha Putin.
Gjithashtu, lideri rus tha se udhëheqësit perëndimorë kanë diskutuar furnizimin e Ukrainës me armë bërthamore përpara “Operacionit Special Ushtarak” të Rusisë.
Ai thotë se Perëndimi kishte dërguar tashmë pajisje të rënda ushtarake, avionë dhe sisteme mbrojtëse në Ukrainë.
“NATO po krijonte baza ushtarake dhe laboratorë biologjikë në kufijtë rusë”, tha Putin, duke pretenduar për një rrezik potencial që i vinte Moskës nga Ukraina dhe aleatët perëndimorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën
Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë
JD Vance mbërrin në Zvicër, sot bisedimet direkte mes SHBA-së dhe Iranit
- 14:08 Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
- 14:05 Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit
- 12:55 Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
- 12:53 Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 12:14 Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë