Putin zbulon planin mbështetës për ushtarët në Ukrainë dhe familjet e tyre
Putin ka mbajtur këtë të martë një fjalim në Moskë, ku iu drejtua kombit në lidhje me ecurinë e luftës në Ukrainë.
Gjatë fjalimit të tij, Putin u ndal edhe te mbështetja për personelin ushtarak që punon në Ukrainë.
“Çdo familje e një luftëtari të humbur, secili veteran, duhet të ketë një koordinator të kujdesit social pranë, i cili duhet të komunikojë personalisht me ta dhe të zgjidhë çështjet e tyre”, tha Putin.
Putin u zotua të krijojë një fondacion të posaçëm qeveritar, detyra e të cilit do të jetë të ofrojë ndihmë të synuar për pjesëmarrësit në të ashtuquajturin “Operacion Special Ushtarak” dhe familjet e tyre.
Ai thotë se do të koordinojë mbështetje sociale dhe mjekësore, si dhe punësimin për personat të cilët kanë marrë pjesë në frontin e luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta