“Atentati” në Elbasan/ Kunati i Alibejt: S’kam lidhje, dikush do të më bëjë keq
Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç janë marrë disa herë në pyetje në lidhje me mjetin BMW X6, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri si dhe dokumente të falsifikuara që i përkisnin Spahiut.
Ata kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Spahiu ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin e vjedhur dhe armët që u gjetën pranë banesës së tij.
Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë vendosur nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.
Prokuroria e Elbasanit po heton ngjarjen nëse ky grup ka lidhje me Erion Alibej, kunatin e Arben Spahiut.
Nëse provohet ky fakt, atëherë dy të pandehurit do të merren nën hetim nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta