“Porosia erdhi nga burgu”- kush është shenjestra e atentatit të dështuar në Elbasan
Automjeti i gjendur në Elbasan, ku u zbuluan dhe disa armë zjarri, i ka shërbyer hetuesve në Elbasan për të hedhur dritë mbi ngjarjen e cila mbeti në tentativë. Fillimisht u dyshua se armët dhe automjeti do të përdorishin kundër familjes Alibej, kjo për shkak të afërsisë së banesë së tyre dhe vendit ku u gjet makina. Kjo e fundit rezulton se është vjedhur disa kohë më parë në qytetin e Shkodrës.
Dinamikën e hetimeve e ndryshuan provat e siguruara në vendngjarje.
“Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e dy personave të dyshuar si organizatorë të atentatit të dështuar të dy netëve më parë! Arben Spahiu dhë Arsen Preci janë dy personat që ranë në prangat e policisë pasi kjo e fundit ne bashkëpunim me prokurorinë kanë gjetur prova të mjaftueshme që implikojnë këta dy persona në këtë ngjarje”, deklaroi gazetari i Euronews Albania Renato Tafani.
Në çantën e gjetur nga policia, përvec pistoletës, u gjenden edhe dy mjete identifikimi të huaja të 53-vjecarit Arben Spahiu. Ky i fundit njihet për lidhjet familjare që ka me Erion Alibej, i akuzuar dhe i burgosur për të paktën 2 vrasje në Elbasan. Por gjithashtu, Arben Spahiu është vëllai I Arian Spahiut të ekzekutuar në Belgjikë dhe po ashtu vëllai I Rigels Spahiut të arrestuar për një tjetër atentat të planifikuar kohë më parë.
Burime pranë organit të akuzës në Elbasan tregojnë se ka dyshime se atentati ishte orkestruar nga Erjon Alibej për të eleminuar Elton Kilën, një personazh i njohur në Elbasan dhe që shpesh herë ka qenë shenjestër e atentatev, pork a munudr të shpëtojë.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë