Zgjedhjet në SHBA, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Trump ka shanse të mira për të fituar sërish
Pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale, kandidatët kryesorë Donald Trump dhe Joe Biden i përqendruan fushatat në shtetin juglindor të Floridës, ku nuk ndalen sulmet ndaj njeri-tjetrit, kryesisht mbi menaxhimin e pandemisë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se kriza shëndetësore po përfundon, ndërkohë në anën tjetër rivali Biden në Broëard County kritikoi presidentin se është i papërgjegjshëm duke u shprehur: Donald Trump ka hequr dorë në luftën kundër coronavirusit.
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zëvendëskryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, foli në Euroneës Albania rreth fushatës zgjedhore në SHBA.
Ajo tha se ndryshe nga fushatat e kaluara, beteja mes Trump dhe Biden ka qenë e polarizuar dhe se mbështetësit në të dyja krahët janë të motivuar dhe kanë shpresë për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Ekspertja Ristani u shpreh se fushata Trump-Biden nuk ka pasur një fokus tek çështjet, por tek qasjet personale të kandidatëve.
“Mendoj që nuk kemi pasur fushatë kaq të polarizuar për shumë kohë në SHBA. Përkrahësit janë shumë të motivuar nga të dyja krahët. Kandidatët janë dy karaktere shumë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe si asnjëherë debati në thelb nuk ka qenë mbi çështjet se sa mbi qasjet e secilit dhe mënyrën e tyre personale se si i trajtojnë problemet. Janë dy personazhe komplet të kundërt në aspektin e drejtuesve dhe të liderëve”, tha ajo.
Pavarësisht se sondazhet kombëtare aktuale flasin në favor të kandidati demokrat, znj. Ristani thotë se Trump me shumë gjasë do të arrijë të marrë mandatin e dytë.
“Unë mendoj se kushdo që të fitojë, përgjigjen nuk do ta marrë të martën. Është shumë e vështirë të parashikohet, por mendoj se Trump, pavarësisht se është 8 pikë mbrapa në shkallë kombëtare, ka akoma shanse të mira për të fituar sërish”, shtoi ajo.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi