“Dëgjova 7 të shtëna, ishte rëmujë” Dëshimtari rrëfen vrasjen e shqiptarit në Athinë

22 Shkurt 2023 | 09:35

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 30-vjeçarit shqiptar në Athinë mbrëmjen e djeshme.

Shqiptari u vra aksidentalisht në një kafene gjatë një debati të disa shqipatërëve të tjerë me të cilët nuk kishte lidhje.

Një dëshmitar okular rrëfen se disa persona po debatonin jashtë lokalit dhe qëlluan 6-7 herë me armë. Sipas tij ata shkaktuan rrëmujë dhe pas disa çastesh pa 30-vjeçarin e shtrirë përtokë, por ende të gjallë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu”, tregon fillimisht dëshmitari okular për neësit.gr. “E pashë brenda, ishte poshtë. E kishin qëlluar, por ishte gjallë”, shton ai.

Nga hetimet paraprake të kryera nga autoritetet greke u zbulua se 30-vjeçari u vra aksidentalisht.

Ai ndodhej në lokalin “Damasco”, ku një grup prej 7 shqiptarësh të tjerë hynë në ambientet e kafenesë dhe nisën të debatonin pa u ulur.

Më pas personat dolën në rrugë jashtë kafenesë me njërin prej tyre i cili nxori armën dhe nisi të qëllonte. Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij, mbeti i plagosur në klavikul.

Ai ndërroi jetë pak kohë më pas në spital për shkak të gjakderdhjes.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026