Vritet shqiptari në Athinë, qëllohet aksidentalisht në lokal nga bashkëatdhetarët
Në 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një kafe në zonën e Nea Joni-t në Athinë.
30-vjeçari mbeti i plagosur gjatë një sherri mes disa shtetasve shqiptarë të tjerë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital.
Nga hetimet paraprake të kryera nga autoritetet greke u zbulua se 30-vjeçari u vra aksidentalisht.
Ai ndodhej në lokalin “Damasco”, ku një grup prej 7 shqiptarësh të tjerë hynë në ambientet e kafenesë dhe nisën të debatonin pa u ulur.
Më pas personat dolën në rrugë jashtë kafenesë me njërin prej tyre i cili nxori armën dhe nisi të qëllonte. Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij, mbeti i plagosur në klavikul.
Ai ndërroi jetë pak kohë më pas në spital për shkak të gjakderdhjes.
Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.
Policia greke po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë