Patenta 85 mijë lekë, qytetarët në Elbasan nxitojnë të përfitojnë nga tarifa aktuale
Vendimi për dyfishimin e çmimit të patentës ka bërë që qytetarët të nxitojnë të regjitrohen në kurse për të përfituar nga çmimi aktual.
Rradhë të gjata janë krijuar në poliklinikën e qytetit të Elbasanit për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.
“Kam për vajzën për patentë,se thonë do ngrihen cmimet muajin tjetër,do shkojë dyfish. Po nxitojmë për cmim po cmimi prapë aty do vejë sic e kanë llogaritur ata. Goca ime është në punë merr 300 mijë lekë në muaj merr 350 mijë leke,cfarë do përballojë jo patenta jo kursi”, thotë një qytetar.
“Shumë e padrejtë, nuk i kemi të gjithë mundësitë të paguajmë 800 mijë lekë kur jemi me rrogë 300 mijë lekë. I bie të punoj dy muaj për patentën”, u shpreh një qytetare.
Ndërkohë, këtë të mërkurë Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për marrëveshjen e arritur midis përfaqesuesëve të autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
LEXONI GJITHASHTU
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme